Të fundit

Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit

Ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, është shfaqur publikisht në varrimin e liderit suprem të vrarë të Iranit, Ali Khamenei, pavarësisht se në ditët e para të luftës disa media të lidhura me shtetin iranian raportuan se ai kishte humbur jetën pas një sulmi raketor pranë banesës së tij.

Ahmadinexhad u pa mes miliona qytetarëve të veshur me të zeza që morën pjesë në ceremoninë madhështore në Teheran, duke u shfaqur për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Për muaj me radhë nuk pati asnjë konfirmim mbi fatin e tij, çka kishte ushqyer spekulimet se ishte vrarë gjatë sulmeve izraelito-amerikane.

Rishfaqja e tij ndodhi një ditë pasi dy ish-presidentët e tjerë të gjallë të Iranit, Mohammad Khatami dhe Hassan Rouhani, munguan në ceremoni, ndërsa kritikët pretenduan se nuk ishin ftuar.

Funerali i Khameneit u kthye në një nga ceremonitë më të mëdha në historinë e Iranit.

Autoritetet thanë se në Teheran u mblodhën deri në 20 milionë njerëz.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci