Të fundit

Dihet identiteti i të arrestuarit për kanosjen e ministrit Sveçla

Tetë muaj pasi dyshohet se e kanosi ministrin në detyrë Xhelal Sveçla, një shtetas i Kosovës u arrestua të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

I arrestuari është Remzi Hajzeraj, një 43-vjeçar me banim jashtë Kosovës, siç raporton portali Sinjali.

Hajzeraj ishte proceduar penalisht për kanosje në nëntor të vitit të kaluar pasi dyshohet se kërcënoi ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme përmes rrjeteve sociale.

Pas arrestimit në aeroport, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.

“Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.”

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci