Të fundit

Uji në Badoc e Batllavë ende nën nivelin maksimal

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjendja aktuale me ujin në liqenet e Badovcit dhe Batllavës është në nivel të ulët të mbushjes.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtinës”, këtyre dy liqeneve u mungojnë nga rreth 2 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes.

“Gjendja aktuale e liqeneve: Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 m për të arritur nivelin maksimal të mbushjes. Liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 m për të arritur nivelin maksimal të mbushjes”, thuhet në njoftim.

Më tej është bërë thirrje për ruajtje dhe mbrojtje të burimeve të ujit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci