Të fundit

Nga nëntori në dhjetor? Cakolli tregon për skenarin që mund ta çojë vendin në zgjedhje

Eugen Cakolli nga KDI në ”Click” ka paralajmëruar se zvarritja e procesit të krijimit të institucioneve mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit.

Tutje Cakolli tha se, sipas afateve ligjore, data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve bie në fund të muajit nëntor, por vonesat në proces mund të shtyjnë zhvillimin e tyre deri në fund të dhjetorit.

“Data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve është fundi i muajit nëntor. Nëse e marrim për bazë përvojën e vitit të kaluar, mjafton të ketë një shtyrje me një krizë të sajuar. Mjafton edhe vetë dërgimi i pyetjes presidenti apo qeveria për Gjykatën, procesi mund të zvarritet dhe vendi mund te ketë mundësi t’i drejtohet kutive të votimit më 27 dhjetor, që është një opsion që është diskutuar”, tha Cakolli.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci