Kombëtarja marokene e futbollit gjendet në një situatë problematike përpara ndeshjes së sonte kundër Francës.
Golashënuesi më i mirë i ekipit, Ismael Saibari, pavarësisht parashikimeve, nuk është rikuperuar dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës, e cila do të luhet sonte në orën 22:00 në Boston.
Saibari, shënuesi i tre golave për Marokun në Kupën e Botës, u lëndua në ndeshjen e raundit të 1/8-ave kundër Kanadasë, por kampi maroken shpresonte se ai do të rikthehej deri në duelin e sontëm.
Megjithatë, kjo nuk ndodhi, konfirmoi trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi.
“Saibari nuk do të luajë sot, shpresoj se do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme”, tha Ouahbi.
Në vendin e Saibarit pritet të aktivizohet sulmuesi i Al Ain, Soufiane Rahimi.
