Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoj se ndërprerja e paplanifikuar e energjisë elektrike në Impiantin e Trajtimit të Ujit (ITU) në Shkabaj pritet të shkaktojë probleme në furnizimin me ujë për një pjesë të konsumatorëve.
Energjia elektrike është ndërprerë sot rreth orës 11:00, pa ndonjë paralajmërim paraprak nga KEDS.
Si pasojë, pritet të ketë ndikime në furnizimin me ujë për konsumatorët në Komunën e Fushë Kosovës dhe në lagjen Kalabria në Prishtinë.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se, bazuar në informacionet e marra, rikthimi i energjisë elektrike pritet të bëhet rreth orës 15:00.
Kompania thekson se ndërprerjet disaorëshe të energjisë elektrike ndikojnë në funksionimin e sistemit të ujësjellësit.
“Mungesa e energjisë elektrike për disa orë e destabilizon furnizimin me ujë dhe shkakton vështirësi në sistem”, thuhet në njoftim.
