Të fundit

Presidenti sllovak dhe kryeministri hungarez tregojnë revolet që ia dhuroi Erdogan

Presidenti sllovak Peter Pellegrini zbulon në avion revolverin, dhuratë nga Erdogan

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, ka bërë publik revolverin që mori si dhuratë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë Samitit të NATO-s në Ankara.

Arma, një Gümüşay .357 Magnum e prodhuar në Turqi, ishte vendosur në një kuti druri me flamurin turk dhe logon e NATO-s. Mbi revolver ishte gdhendur emri i Pellegrinit, ndërsa dhurata përfshinte edhe municion. E njëjta dhuratë iu dha të gjithë liderëve pjesëmarrës në samit.

Videoja e publikuar nga zyra e presidentit sllovak ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa dhurata e pazakontë ka ngjallur debat edhe për vështirësitë ligjore të transportit të armëve në disa vende evropiane.

Revolen që ia dhuroi Erdogan e bëri publike edhe kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, i cili tha se mori një “dhuratë të pazakontë” nga presidenti turk.

“Një dhuratë e pazakontë nga presidenti turk Erdoğan në Samitin e NATO-s. Një pistoletë Magnum me fishekë, e gdhendur me emrin tim…”, shkroi ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci