Të diplomuarit e rinj në Gaza po përballen me një shkallë të lartë të papunësisë, ndërsa lufta e Izraelit ka shkatërruar tregun e punës. Rawan al-Jabali, e cila ka përfunduar studimet për gjuhë dhe letërsi angleze me fokus në përkthim në Universitetin Islamik të Gazës, ka dy vjet që kërkon punë pa sukses. Ajo është zhvendosur nga Gaza veriore në Nuseirat së bashku me familjen e saj. “Studova përkthim sepse besova se do të kisha mundësi në këtë fushë, por pas luftës shumica e institucioneve ku mund të punoja u zhdukën,” tha ajo për Al Jazeera.
Rawan është pjesë e 80 përqindëshit të palestinezëve në Gaza që janë pa punë, sipas të dhënave nga Zyra e Mediave Qeveritare. Papunësia, e nxitur nga lufta dhe klima e dobët ekonomike, ka kontribuar në një shkallë të varfërisë që tani tejkalon 93 përqind.
Ai kalon pjesën më të madhe të ditës duke kërkuar punë përmes telefonit, ndonëse përballet me vështirësi teknike. Për shkak të mungesës së mundësive në fushën e tij, ai ka filluar të aplikojë për punë në kafene, restorante dhe shërbime pastrimi. “Qëllimi kryesor është të siguroj një të ardhur që më lejon të mbështes veten dhe familjen,” u shpreh ai.
Eksperti ekonomik, Mohammed Abu Jeiab, shpjegoi se tregu i punës në Gaza vuante nga probleme të thella edhe para luftës, për shkak të bllokadës së zbatuar që nga viti 2007. Sipas tij, lufta ka përkeqësuar situatën, duke çuar në pasoja serioze si humbja e kapitalit njerëzor dhe rritja e varësisë nga ndihmat humanitare. Abu Jeiab thekson se zgjidhja kërkon një plan gjithëpërfshirës që përfshin rindërtimin, mbështetjen e bizneseve të vogla dhe investimet në teknologji.
Në këtë situatë, iniciativa si “Peace Work Space” në Deir el-Balah po përpiqen të ndihmojnë. Themeluesi Mohammed al-Buheisi e hapi këtë hapësirë në shkurt 2024 për të ofruar internet dhe energji elektrike për studentët dhe të diplomuarit. Pavarësisht rritjes së kostove të pajisjeve, qendra ka zgjeruar kapacitetin e saj për të pritur rreth 80 persona, duke u ofruar atyre një mjedis për të vazhduar studimet ose për të kërkuar punë në distancë.
Burimi: aljazeera.com
