Futbolli që bashkon familjen dhe miqtë
Ka diçka të veçantë te Kampionati Botëror. Për disa javë, futbolli bëhet më shumë se një sport – bëhet arsye për t’u mbledhur me familjen dhe miqtë, për të bërë tifo, për të diskutuar çdo aksion dhe për të ndarë emocionet që sjell çdo ndeshje. E në këtë atmosferë, çipsat janë pjesë e pandashme e tavolinës. Edhe në Kosovë, ndeshjet ndiqen me shumë pasion, qoftë në shtëpi, në kafene apo në shoqëri, ndërsa një paketë Chio shpesh shoqëron këto momente të përbashkëta.
Momente që shijohen më mirë së bashku
Kjo nuk është thjesht një rastësi. Ngjarjet e mëdha sportive ndikojnë edhe në zakonet e konsumatorëve. Sipas të dhënave të tregut, gjatë kësaj kohe konsumi dhe blerja e çipsave rritet mesatarisht me rreth 15% krahasuar me periudhat e zakonshme. Kur futbolli sjell më shumë momente të përbashkëta, çipsat bëhen një pjesë e natyrshme e atmosferës që shoqëron çdo ndeshje.
Tre shije të reja Limited Edition nga Chio
Gjatë kampionateve, shumica e konsumatorëve vazhdojnë t’u besojnë shijeve klasike, sidomos paketimeve më të mëdha që ndahen lehtësisht me familjen dhe miqtë. Por kjo është edhe periudha kur shumë prej tyre janë të gatshëm të provojnë diçka ndryshe. Pikërisht për këtë arsye, Chio sjell koleksionin Limited Edition, të frymëzuar nga tre vendet organizatore të Kampionatit Botëror.
Honey BBQ është frymëzuar nga Amerika dhe sjell kombinimin e shijes së ëmbël me BBQ. Green Paprika & Jalapeño, e frymëzuar nga Meksika, është zgjedhja ideale për ata që preferojnë një shije me pak më shumë karakter, ndërsa Cheesy Fries, e frymëzuar nga Kanadaja, ofron një kombinim të pasur të shijes së djathit dhe patateve.
Çdo ndeshje bëhet më e veçantë me Chio
Edhe pse disa nga ndeshjet luhen në orët e vona, kjo nuk i ndalon tifozët në Kosovë t’i ndjekin me të njëjtin entuziazëm. Çdo gol, çdo fitore dhe çdo surprizë shijohet edhe më shumë kur ndahet me njerëzit e dashur.
Këtë Kampionat Botëror, provo shijet e reja Chio Limited Edition dhe bëje çdo ndeshje edhe më të veçantë. Sepse futbolli shijohet më mirë kur jemi bashkë dhe kur tavolina është plot Chio Chips.

