Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook disa fotografi nga klinikat e pediatrisë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në kryeqytet.
Rama, në formë kundërpërgjigje ndaj ekzekutivit, lidhur me skandalin e ndodhur në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ka paraqitur të arriturat e tij në shëndetësi.
“Kur punohet për qytetarët e jo për pushtet, ndryshimi nuk ka nevojë për fjalë. Ai shihet në çdo shërbim dhe përjetohet nga çdo familje që hyn në këto hapësira në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet. Ky është standardi që ndërtojmë në Kryeqytet, institucione publike moderne, funksionale dhe në shërbim të secilit qytetar”, thuhet në postimin e Ramës bashkangjitur me disa fotografi.
