Kryeprokurori i ri i Shtetit, Zejnullah Gashi u zotua se do të jetë “kryeprokuror i të gjithëve”, në deklaratën e tij të parë publike pas dekretimit për këtë pozitë.
Në ceremoninë zyrtare të pranim-dorëzimit të detyrës të mërkurën, Gashi iu drejtua publikut me një fjalim shumë të shkurtër. U zotua edhe se do të punojë me të gjithë përfaqësuesit për sundimin e ligjit.
“Përshëndetje për të gjithë, sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Qalaj. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë për sundimin e ligjit”, tha ai.
Gashi e pranoi detyrën e re nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Agron Qalaj.
Prezent në ceremoni ishin edhe dy prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
