Të fundit

Ambasadori i Japonisë viziton Devolli Group, njihet me investimet industriale dhe sfidat e industrisë së qumështit në Kosovë

Devolli Group pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e saj Ambasadorin e Japonisë në Republikën e Kosovës, z. Hiroyasu TANIGAKI, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare për t’u njohur nga afër me kapacitetet prodhuese, investimet teknologjike dhe kontributin që grupi jep në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë vizitës në Fabrikën e Birrës Peja, përfaqësuesit e Devolli Group prezantuan teknologjinë moderne të prodhimit, standardet e larta të cilësisë dhe investimet që e kanë bërë fabrikën një nga objektet industriale më të avancuara në Kosovë.

Në takim u diskutua edhe gjendja e industrisë së përpunimit të qumështit. Devolli Group prezantoi sfidat me të cilat po përballen prodhuesit vendorë, duke përfshirë ndikimin e importeve me çmime dumping dhe zhvillimet e fundit që lidhen me Fabrikën e Qumështit Vita. Kompania ritheksoi rëndësinë e publikimit të rezultateve zyrtare të analizave nga institucionet përgjegjëse, duke vlerësuar se transparenca është në interes të konsumatorëve, fermerëve dhe industrisë vendore.

Vizita u përmbyll me vlerësimin e ndërsjellë për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Japonisë dhe mundësitë për zgjerimin e partneritetit në fushën e industrisë dhe investimeve.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci