Të fundit

“Të neveritshme”, Britania dënon deklaratat e ministres serbe për “spastrimin etnik” në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe i ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe, Snezana Paunoviq për “spastrimin etnik” në Kosovës.

Në një reagim të publikuar nga ambasada britanike në Prishtinë thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar këto deklarata.

“Ne i dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, përfshirë referencat e saj për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë plotësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.”, thuhet në reagim.

Sipas komunikatës, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe shumetnike, deklarata të tilla rrezikojnë të rihapin ndasitë e vjetra dhe të nxisin tensione.

“Udhëheqësit politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë qartë dhe pa asnjë mëdyshje. Ne marrim parasysh distancimin e presidentit Vuçiq nga këto komente”, thuhet në reagim.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci