Të fundit

Pse Kryetari i Bordit të RTK-së, Beqiri po refuzon verifikimin ligjor për kriterin e përvojës menaxheriale?

Procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës po shoqërohet me pikëpyetje serioze, pas raportimit të portalit Kallxo.com se gjatë mbledhjes së Bordit është diskutuar nëse kandidatja Zana Spahiu e përmbush kriterin bazë të konkursit për pesë vite përvojë menaxheriale.

Sipas raportimit, janë ngritur dilema nëse periudha e ushtrimit të pozitës “Zyrtare e Lartë Ligjore” mund të konsiderohet përvojë menaxheriale. Megjithatë, pavarësisht diskutimeve, çështja është proceduar për votim pa u bërë publik ndonjë interpretim juridik mbi këtë kriter.

Në këtë kontekst, kandidati për Drejtor të Përgjithshëm, Hysen Hundozi, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kryetarit dhe anëtarëve të Bordit, duke kërkuar verifikimin e plotë të dokumentacionit mbi të cilin është mbështetur vlerësimi se kjo pozitë përbën përvojë menaxheriale. Ai ka kërkuar publikimin e kontratës së punës, përshkrimit të detyrave, organogramit të RTK-së dhe dokumenteve që dëshmojnë nëse pozita ka pasur kompetenca drejtuese dhe staf në varësi.

Pyetja që shtrohet është: pse Kryetari i Bordit, Dardan Beqiri, nuk ka kërkuar një opinion zyrtar nga Zyra Ligjore ose një verifikim të dokumentuar për një kriter që përbën kusht bazë të konkursit? Një sqarim i tillë do të largonte çdo dyshim dhe do të garantonte një proces të bazuar në ligj dhe trajtim të barabartë të kandidatëve.

Deri më tani nuk është bërë publik dokumentacioni mbi të cilin është mbështetur vlerësimi se pozita “Zyrtare e Lartë Ligjore” përmbush kriterin e pesë viteve përvojë menaxheriale. Pikërisht mungesa e këtij sqarimi po nxit kërkesa për më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga Bordi i RTK-së.

Në interes të integritetit të procesit dhe besimit të publikut në transmetuesin publik, pritet që Bordi të sqarojë publikisht bazën juridike dhe dokumentare të vendimmarrjes së tij, si dhe të kërkoj një opinion nga Zyra Ligjore për këtë çështje.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci