Të fundit

Nagavci me akuza, thotë se ka “klane” në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka vlerësuar se vendimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për ndërprerjen e diskutimeve me kryeministrin Albin Kurti për konstituimin e institucioneve nuk është në interes të vendit.

Duke folur në Debat Plus, Nagavci tha se Kosova tashmë është vonuar në procesin e formimit të institucioneve, duke theksuar se vendi ka kaluar nëpër tri palë zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Sipas saj, çdo vonesë e mëtejshme në krijimin e institucioneve paraqet një situatë të pafavorshme për Kosovën.

“Ashtu siç njoftoi dje kryetari i LDK-së zoti Abdixhiku se do të ndërpresë diskutimet e mëtutjeshme, bisedimet me kryeministrin Kurti në lidhje me konstituimin e institucioneve, kjo patjetër se nuk është një lajm i mirë për vendin. Jo për LVV po për vendin. Sepse tashme jemi tepër vonë në konstituimin e institucioneve. Për më pak se një vit e gjysmë kemi pas 3 palë zgjedhje dhe çdo vonesë e mëtutjeshme është një situatë e cila nuk është e favorshme për vendin. Në këtë pikë, unë konsideroj ajo çka ka qenë diçka që e kemi parë edhe në të kaluarën është bashkëpunimet e klaneve, grupeve të caktuara në kuadër të LDK-së me subjekte tjera, në radhë të parë me PDK-në. Këto zhvillime në këto kohë, kur jemi në vlugun diskutimeve, kur do të duhej që të gjithë të ishim të përkushtuar për konstituimin e institucioneve, patjetër mendoj ë janë të lidhura edhe në këtë drejtim.

Mendoj e pres që deputetët do të jenë në nivel të përgjegjësive që iu kanë besuar qytetarët dhe të kontribuojnë në konstituimin e institucioneve”, ka thënë Nagavci.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci