Ku është Messi?” – kjo është pyetja që po qarkullon gjatë finales së Kupës së Botës, pasi Lionel Messi ende nuk ka arritur të lërë gjurmë në përballjen ndaj Spanjës.
Legjenda argjentinase nuk ka regjistruar asnjë goditje drejt portës apo tentim për shënim, ndërsa ndikimi i tij në repartin ofensiv ka qenë i kufizuar deri në këto momente, raporton Klankosova.tv.
Messi ka realizuar një driblim të suksesshëm nga dy tentativa, ka fituar katër ndërhyrje nga kundërshtarët dhe ka qenë jashtë loje katër herë sipas faqeve të statistikave.
Pavarësisht statistikave jo të zakonshme për të, vëmendja mbetet te 39-vjeçari, i cili në çdo moment mund të vendosë fatin e finales me një veprim individual.
