Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për tregtimin e derivateve në Kosovë për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimet mbeten të njëjta sikurse një ditë më parë.
Çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.64 euro për litër, benzina 1.46 euro për litër, ndërsa gazi 0.60 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për tregtimin e derivateve në tregun e Kosovës. /Klankosova.tv

