Të fundit

Zënka në fundin e finales – zbulohen fjalët që shkëmbyen Otamendi dhe Rodri

Otamendi nuk e priti mirë humbjen e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës.

Pasi humbi ndaj Spanjës në një ndeshje ku ekipi i tij ishte krejt i pafuqishëm, qendërmbrojtësi argjentinas u përball me Rodrin në lidhje me komentet e që futbollisti spanjoll Aymeric Laporte kishte bërë para ndeshjes për gazetën MARCA.

“Mjaft! Fol më pak, idiot, ju qatë gjithë javën”, i tha Otamendi Rodrit kur ai erdhi ta përshëndeste pas finales.

“Ju qatë gjithë javën. Ti dhe Laporte, të dy. Kjo nuk është në rregull, ju qatë për gjyqtarët, shoku”.

Rodri, i habitur, e pyet Otamendin se për çfarë e ka fjalën, dhe qendërmbrojtësi argjentinas përgjigjet: “Laporte? A nuk e ke parë çfarë tha këtë javë?”.

 

Çfarë i tha Laporte MARCA-s?

Mbrojtësi spanjoll u pyet për agresivitetin e Argjentinës dhe nëse kjo e shqetësonte atë përpara finales.

Ai u përgjigj: “Nuk jam aspak i shqetësuar për agresionin brenda kontekstit të futbollit. Nëse tolerohet dhe gjyqtari bën punën e tij, nuk kam problem me të. Është e vërtetë që në ndeshjet e fundit kemi parë gjëra që na kanë habitur shumë, veprime që lejohen të mbeten të pandëshkuara. Sidomos me Argjentinën. Kjo nuk duhet të lejohet në futboll, veçanërisht në gara kaq të mëdha, sepse mund të shpërqendroj dhe të të zemërojë.”

“Është pjesë e punës së gjyqtarit t’i kontrollojë këto gjëra në mënyrë që të mos shfrytëzohen. Nëse një ose dy lojtarë mund ta bëjnë këtë, loja do të jetë kaotike. Ne kemi qenë një ekip mjaft i drejtë në këtë drejtim që nga fillimi i turneut. Ne nuk i godasim kundërshtarët tanë dhe as nuk kryejmë faulle të pamatura. Dhe mendoj se kjo është ajo që duhet të bëjmë në këtë ndeshje. Por është e vërtetë se do të varet shumë nga gjyqtari”, këmbënguli ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci