Andy Burnham ka marrë detyrën e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, duke premtuar ndryshime të mëdha dhe një plan 10-vjeçar për zhvillimin e vendit.
Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Burnham tha se ky moment do të jetë një “pikë kthese” për Britaninë, ndërsa paralajmëroi masa për përballimin e kostos së jetesës.
Ai premtoi gjithashtu përfundimin e fenomenit të njerëzve pa strehë dhe ndërtimin e më shumë banesave sociale, duke theksuar se qeveria e tij do të respektojë edhe angazhimet në fushën e mbrojtjes, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Burnham deklaroi se synon të shpërndajë më shumë pushtet jashtë Westminsterit dhe t’ua kalojë më shumë kompetenca rajoneve të Britanisë.
Ai pritet që gjatë ditës të nisë formimin e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa paraardhësi i tij, Keir Starmer, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
