Të fundit

Komuna e Ferizajt i kundërpërgjigjet Ministrisë së Infrastrukturës për projektin në Bibaj

Komuna e Ferizajt ka reaguar lidhur me projektin infrastrukturor në fshatin Bibaj, duke sqaruar se punimet janë në fazë të avancuar dhe duke kundërshtuar deklaratat e Ministrisë së Infrastrukturës për mënyrën e realizimit të projektit.

Sipas njoftimit, komuna thekson se projekti është hartuar në përputhje me kufijtë buxhetorë të përcaktuar nga Ministria e Infrastrukturës, gjë që sipas saj ka bërë që disa elemente teknike të mos përfshihen në fazën aktuale të realizimit.

Komuna ka bërë të ditur se ndër elementet që kanë mbetur jashtë projektit janë shpronësimi për rregullimin e rrethrrotullimit, ndriçimi publik, gjelbërimi, zgjerimi i rrethrrotullimit te dalja e autostradës, si dhe vendosja e dy palë semaforëve.

Po ashtu, Komuna e Ferizajt ka deklaruar se i kishte paraqitur Ministrisë së Infrastrukturës kërkesë për ndërtimin e një rrethrrotullimi që do të ofronte zgjidhje afatgjatë për qarkullimin në këtë zonë, por kjo kërkesë nuk është mbështetur.

Sipas komunës, pretendimi i Ministrisë se Ferizaj kishte propozuar një rrethrrotullim të përkohshëm nuk qëndron, pasi kërkesa e saj kishte qenë për një zgjidhje të përhershme, ndërsa ministria kishte rekomanduar një ndërhyrje të përkohshme.

Në reagim thuhet gjithashtu se Ministria e Infrastrukturës, si financuese e projektit, ka monitoruesit e saj në terren dhe, sipas komunës, nuk është e drejtë që përgjegjësia për situatën t’i atribuohet vetëm pushtetit lokal.

Komuna ka bërë të ditur se tashmë ka ndërmarrë veprime për të lehtësuar qarkullimin në zonë, duke ndërhyrë në rrethrrotullimin ekzistues.

Komuna e Ferizajt i ka bërë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës që ta rishqyrtojë kërkesën për ndarjen e buxhetit shtesë, në mënyrë që projekti të kompletohet me të gjitha elementet teknike të nevojshme dhe të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për qarkullimin në fshatin Bibaj.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci