Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka bërë thirrje që Kuvendi i partisë të mblidhet sa më shpejt, duke theksuar se një proces i tillë është i domosdoshëm për të ardhmen e subjektit politik.
Në Debat Plus, Zemaj u shpreh se i njeh personalisht thuajse 355 delegatë të LDK-së, duke lënë të kuptohet se ka njohuri të drejtpërdrejtë për strukturën dhe disponimin brenda partisë.
Sipas tij, mbajtja e Kuvendit në afatin më të shkurtër do t’i shërbente forcimit të unitetit dhe adresimit të zhvillimeve të fundit brenda LDK-së. Deklarata e tij vjen në një kohë kur në parti po zhvillohen diskutime lidhur me organizimin e Kuvendit dhe drejtimin e ardhshëm të saj.
