Të fundit

“Cucurella zbulon dhimbjen qe e fshehu prej vitesh: ‘Asnje trofe nuk vlen sa buzeqeshja e djalit tim’”

Pas buzëqeshjes dhe sukseseve të mbrojtësit spanjoll Marc Cucurella fshihet një histori e dhimbshme familjare, të cilën pak njerëz e njohin. Djali i tij i madh, Mateo, është diagnostikuar me autizëm, një sfidë që futbollisti thotë se ia ka ndryshuar plotësisht jetën dhe mënyrën se si e sheh suksesin.

Cucurella ka rrëfyer se periudha pas transferimit në Angli ishte ndër më të vështirat për familjen e tij, pasi u përballën me vështirësi në gjetjen e mbështetjes dhe terapive të nevojshme për djalin. Ai pranoi se kishte momente kur ndihej i pafuqishëm, sepse nuk dinte si ta ndihmonte Mateon.

Në një intervistë emocionuese, mbrojtësi spanjoll theksoi se sot prioritetet e tij kanë ndryshuar tërësisht.

“Çdo fjalë e re, çdo buzëqeshje dhe çdo hap përpara i Mateos vlen më shumë se çdo trofe,” u shpreh ai.

Për Cucurellën, trofetë dhe medaljet kanë humbur rëndësinë që kishin dikur. Ai thotë se fitorja më e madhe nuk matet me sukseset në fushën e futbollit, por me çdo përparim që bën djali i tij në përditshmëri, një betejë që familja vazhdon ta përballojë me forcë dhe shpresë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci