Të fundit

Haradinaj kërkon reagim të shpejtë pas stuhisë: Qeveria dhe komunat të evidentojnë dëmet

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar reagim të shpejtë institucional pas stuhisë dhe reshjeve të rrëmbyeshme që përfshinë disa zona të vendit.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj i bëri thirrje Qeverisë në detyrë që, në bashkëpunim me komunat, të angazhohet menjëherë në terren për të vlerësuar situatën dhe për t’u ofruar mbështetje qytetarëve të prekur.

“Situata e krijuar pas stuhisë dhe të reshurave të rrëmbyeshme në Kosovë kërkon reagim të shpejtë institucional. Ftoj Qeverinë në detyrë që, në bashkëpunim me komunat, të dalë në terren, të evidentojë dëmet e shkaktuara dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai nuk dha detaje të tjera, por theksoi nevojën për koordinim institucional dhe veprim të menjëhershëm për përballimin e pasojave të motit të lig.

Reshjet e dendura të shiut, breshëri dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme materiale në disa komuna të Kosovës, ndërsa autoritetet po vazhdojnë vlerësimin e situatës në terren.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci