Të fundit

Posta e Kosovës i jep tender me negocim të fshehtë kompanisë serbe

Shteti i Kosovës tërthorazi po vazhdon bashkëpunimin me kompani të Serbisë. Madje edhe me tender me negocim.

Një rast i tillë ka ndodhur në vitin 2024 ku Posta e Kosovës ka lidhur kontratë me kompaninë NVM Graphic Solutions me vlerë prej 83 mijë euro.

Kjo kompani është me seli në Beograd dhe drejtuesi menaxhues i degës në Kosovë është Marko Duroviç.

Siç raporton Klan Kosova, dhjetëra kontrata dhe procedura ku kompani nga Serbia, degë të tyre në Kosovë apo operatorë ekonomikë kosovarë që furnizohen nga prodhues serbë, kanë përfituar fonde nga buxheti i Republikës së Kosovës. Raste të tilla janë identifikuar në institucione qendrore, ndërmarrje publike dhe sektorin shëndetësor.

Dokumentet tregojnë se Posta e Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë lidhur kontrata me kompani që kanë seli ose kompani amë në Beograd. Në disa raste procedurat janë zhvilluar edhe pa garë të hapur, ndërsa kontratat kanë qenë për mirëmbajtje të pajisjeve, shërbime teknike dhe furnizime të specializuara.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci