Të fundit

“Mos hyni në beteja që nuk janë tuajat”, Lutfi Haziri me mesazhe për përçarjen në LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka dhenë disa mesazhe teksa ka bërë përpjekje të adresojë përçarjen brenda partisë së tij.

Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë dalë me analiza për krizën brenda LDK-së, po bëjnë përpjekje që ta pozicionojnë veten politikisht sesa që po mendojnë për të ardhmen e LDK-së.

Haziri pati edhe mesazh që “mos hyni në beteja që nuk janë tuajat”.

Postimi i tij:

Beteja e Lumir Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, në emër të kërkesave politike, është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së me votuesit e tij.

Të gjithë ata që po dalin në analiza, vlerësime e mësime, për apo kundër, janë vetëm pozicionime politike për veten e tyre e jo për të ardhmen e LDK-së!

Bajagi ia kemi pa sherrin pozicionimeve, duke harru kënd e kemi familje politike, kush janë rivalët politikë dhe pse çdo herë na përsëritet situata e njëjtë! Tri degë dhe tre kolegë tanë shkaktuan proces. 1/3 e delegatëve u ftuan me u deklaru me nënshkrime për këtë kërkesë. Atëherë, çka po na duhen fjalët e tepërta me kah 10 statuse në ditë, me gjuhë të ashpër prej disa aktivistëve, ftesa për protestë në mbrojtje e konsumues politikë që po e gërryejnë besimin e idealistëve.

Funksionarët edhe mund të pajtohen, por jo besimtarët në sjelljen e funksionarëve. Koha e ka dëshmu. Ma mirë me thanë na falni për gabimet e së kaluarës, se sa me vazhdu me gabime.

LDK ka shkaktu procese e ka realizu ëndrra kur ka qenë e bashkuar. Kemi premtu që jemi besë e shpresë për Republikën. Mbajeni fjalën, bashkëpatriotë. Mos hyni në beteja që nuk janë tuajat.

Përkitazi me këtë, e kam një porosi të madhe të babës tim hero: “Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u idhno.”

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci