Të fundit

Burri e pështyu në rrugë – shikoni reagimin e kryeministrit hungarez [VIDEO]

Kryeministri hungarez Peter Magyar përjetoi një siklet të madh derisa vizitoi stacionin e trenit Nyugati të Budapestit, pasi një burrë i panjohur i pështyu në shpinë të mërkurën në mëngjes, raporton Daily News Hungary.

Incidenti ndodhi pak para se kryeministri, i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Investimeve, David Vitezy, të prezantonte strategjinë e re të qeverisë për zhvillimin e hekurudhave.

Kamerat regjistruan gjithçka. Një burrë në stacionin e trenit iu afrua dy zyrtarëve qeveritarë dhe filloi t’i bërtiste kryeministrit: “Si munde? Si guxon të vish këtu?!”

Pasi nuk mori asnjë përgjigje nga kryeministri e ministri, burri e pështyu nga pas shefin e qeverisë. Magyar qëndroi i qetë, i uroi sulmuesit “shëndet të mirë” dhe komentoi shkurt:

“Epo, kjo është ajo që ka mbetur nga fytyra e Fidesz-it”, tha ai. Fidesz është partia e ish-kryeministrit autokrat Viktor Orban.

Ai shtoi me shaka se kjo ishte ndoshta arsyeja pse ish-Ministri i Transportit Janos Lazar nuk kishte udhëtuar kurrë me tren.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci