Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth është përballur me pyetje të rënda dhe reagime të ashpra në lidhje me luftën e SHBA-së me Iranin.
Në një dëshmi para Senatit, Hegseth ka vlerësuar se lufta me Iranin i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës 37.5 miliardë dollarë.
Kjo llogaritje është bërë teksa republikanët po bëjnë gati pakon prej 95 miliardë dollarëve për financim të ushtrisë, bashkë me prioritete të tjera të Shtëpisë së Bardhë.
Llogaritja është bërë pak ditë pasi Pentagoni njoftoi për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin.
Qëkur ka krisur lufta janë vrarë 17 ushtarë dhe janë plagosur më shumë se 100 të tjerë.
Hegseth ka thënë se financimi i luftës është urgjent dhe se presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar 1.5 trilionë dollarë për buxhetin e ushtrisë.
“Pa këto fonde, do të përballemi me mungesa të mëdha”, ka dëshmuar Hegseth.
