Të fundit

Aksidenti në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, ku një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 në fshatin Studime.

“Rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka rezultuar me pasoja fatale, ku një femër raportohet se ka humbur jetën dhe disa persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë reaguar ekipet emergjente dhe zjarrfikësit, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

“Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar në vendin e ngjarjes, derisa policia po zhvillon hetime për të konstatuar shkaqet e aksidentit”, tha Hoxha.

Ai ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik, duke theksuar se ditëve të fundit janë shënuar disa aksidente me pasoja fatale.

“Ditëve të fundit ka pasur raportime për humbje jetësh nëpër rrugët tona si pasojë e aksidenteve në trafik. Policia po punon me ekipet e saj për parandalimin e tyre dhe marrjen e masave operative. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kushtet e rrugës. Mos t’i përdorin telefonat gjatë vozitjes, sepse shpërqendrimi gjatë vozitjes mund të jetë fatal për ta dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, ka përfunduar Hoxha.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci