Të fundit

Ndahet nga jeta shkrimtari për fëmijë, Avdi Shala

Ka ndërruar jetë shkrimtari për fëmijë dhe gazetari i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Avdi (Aziz) Shala.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Ideal Shala, përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se ndërroi jetë i dashuri ynë, Avdi (Aziz) Shala. Largimi i tij la dhimbje të madhe te familja, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes.

Avdi Shala ishte i njohur për kontributin e tij në letërsinë për fëmijë, duke lënë pas një krijimtari të çmuar për lexuesit e vegjël. Po ashtu, ai dha kontribut edhe në gazetarinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku punoi për shumë vite.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 23 korrik 2026, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Komoran.

Familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët do ta kujtojnë Avdi Shalën për përkushtimin e tij në letërsi, gazetari dhe për vlerat njerëzore që e karakterizonin.

Avdi Shala lindi më 1942 në Kishnarekë, komuna e Drenasit. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje dhe në Komoran, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në degën Gjuhë dhe Letërsi.

Gjatë jetës së tij profesionale punoi si mësimdhënës në vendbanime të Drenicës, në Mitrovicë dhe Kastriot, ndërsa pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij e zhvilloi si gazetar në gazetën “Kosova” të ish Elektroekonomisë së Kosovës.

Që në vitet e rinisë u përkushtua ndaj shkrimit dhe krijimtarisë letrare. Ai la pas një opus të pasur krijues në poezi, tregime, romane dhe drama, duke u bërë një emër i dalluar i letërsisë shqipe për fëmijë.

Ndër veprat e tij për fëmijë veçohen:

Poezi:

  • Lulishtja
  • Xum, xum, xum
  • Ju të mëdhenjtë

Tregime:

  • Vocërraku me tufën e rrezeve
  • Pikniku i shkronjave
  • Gjuha e luleve
  • Abetarja ime
  • Drenica u ngrit
  • Kur shtatori ishte vogëlush
  • Lulet e syve
  • Pallati i çokolatave

Romane:

  • Njeriu me kapelë të verdhë
  • Viti i ikjeve
  • Një piknik me tre kreshnikë
  • Dielli me dritare
  • Viti i ndjekjeve
  • Fëmija i padukshëm
  • Viti i ndaluar
  • Lulnaja
  • Miushi magjistar

Drama:

  • Kali – komedi për të rritur
  • Kapedan Karameli – dramë për fëmijë

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci