Të fundit

Deputeti i LDK-së përkrah aksionin e rrënimit të vilave në Ujman

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka shprehur mbështetje ndaj rrënimit të vilave përreth Liqenit të Ujmanit të cilat ishin ndërtuar në pronën e ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”.

Aksioni u zhvillua nga inspektorët e Ministrisë së Ambientit dhe u asistua nga Policia e Kosovës.

Sadiku ka thënë se mbështet edhe Komunën e Prishtinës në largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale.

“Në përkrahje të plotë të veprimeve të qeverisë për largimin e objekteve pa leje dhe atyre të ndërtuara në prona shtetërore në Ujman. Veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat janë pasuri strategjike e shtetit. Po ashtu, përkrahje e plotë edhe për Komunën e Prishtinës në largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Në veri, ku u zhvillua aksioni, veprojnë struktura ilegale të Serbisë.

Disa pronarë të vilave kanë thënë se parcelat i kishin marrë në shfrytëzim nga ndërmarrja publike serbe “Serbija Shume” dhe se për to kishin paguar qira.

Në “Ibër-Lepenc” kanë thënë se toka është pronë publike e Kosovës, nën administrimin e saj dhe se për të nuk mund të vendosë asnjë ndërmarrje serbe.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci