Të fundit

BE-ja i bën thirrje pushtetit të VV-së që të përmbahet nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje pushtetit të VV-së që të përmbahen nga ushtrimi i presionit ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarëve të tij në vendimmarrje.

Reagimi i BE-së vjen pas postimeve të disa deputetëve të partisë në pushtet lidhur me KGJK-në. KGJK-ja të premten shqyrton tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri. Gjyqtarët kishin dorëzuar dorëheqjet në vitin 2022.

“BE-ja në Kosovë i bën thirrje gjitha partive politike të përmbahen nga ushtrimi i presionit mbi Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarët e tij në vendimmarrjen e tyre. Një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është themelor për sundimin e ligjit në BE dhe në Kosovë”, thuhet në reagimin e BE-së.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, në një postim në Facebook ka shkruar se “ka dyshime se 5 anëtarë shqiptarë të KGJK-së po synojnë t’i kthejnë në punë gjyqtarët e Vuçiqit”.

“Gjyqtarët serbë kishin dhënë dorëheqjen me urdhrin e Vuçiqit. Tash të njëjtit – prapë me urdhër të Vuçiqit – po kërkojnë të kthehen në detyrë pa asnjë procedurë! Ka dyshime se 5 anëtarë shqiptarë në KGJK po synojnë t’i kthejnë në punë këta gjyqtarët e Vuçiqit, edhe pse është komplet e kundërligjshme. E kanë obligim ligjor e moral që dorëheqjet të procedohen sa më shpejtë te Presidentja”, ka shkruar ajo.

E lidhur me këtë çështje kanë postuar në Facebook edhe deputetët tjerë të VV-së, Adriana Matoshi e Mefail Bajqinovci.

Matoshi tha se “po do me besu që s’ka shqiptarë që ja bon argatin Vuçiqit”.

E Bajqinovci tha se kryetari i KGJK-së Rrustem Thaqi dhe çdo anëtar aty duhet të deklarohet publikisht se nuk do të lejohet kthimi i gjyqtarëve serbë.

“Do t’ishte shkelje me vepru ndryshe, ose më mirë thënë nën presionin e Vuçiqit”, ka shkruar Bajqinovci.

Ditë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës refuzoi kërkesat për tërheqje të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, e një ditë më vonë, Haxhiu miratoi dorëheqjet e tyre nga sistemi.

Kjo nxiti reagime të mëdha të ambasadave dhe Bashkimit Evropian.

Prokurorë, gjyqtarë, policë e kryetarë të komunave në veri patën dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022, si shenjë revolte ndaj zhvillimeve në këtë pjesë të Kosovës.

Derisa dorëheqjet e policëve ishin pranuar, ato të prokurorëve e gjyqtarëve ishin lënë pezull deri tash.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci