Të fundit

Të shtëna me armë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për plagosjen e një personi

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Bajram Shala” në Prizren, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin.

Sipas raportit policor, dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri një person tjetër.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa gjatë hetimeve policore është sekuestruar një pistoletë dhe municion që dyshohet se lidhen me rastin.

“Rr. Bajram Shala, Prizren / 23.07.2026 – 16:40.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin një pistoletë dhe municion janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci