Të fundit

Këta janë zyrtarët nën presionin më të madh sot në Kosovë, vendosin për gjyqtarët serbë

11 anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), institucionit përgjegjës për administrimin e gjyqësorit, ndodhen sot nën presionin më të madh në Kosovë.

Kjo pas deklaratave të njëpasnjëshme të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sidomos, thirrjeve të ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Hahxiu.

Rreth dy orë para se të mblidhen për shqyrtimin e tërheqjes së dorëheqjeve të ish-gjyqtarëve serbë nga veriu, 11 zyrtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës u përballën me presione të jashtëzakonshme, publike, nga përfaqësuesja më e lartë në Republikën e Kosovës, presidentja.

Ushtruesja e detyrës së presidentes u kërkoi atyre që të refuzojnë dorëheqjet e ish-gjyqtarëve serbë dhe të vendosin në të njëjtën linjë me Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili dy ditë më parë refuzoi tërheqjet e dorëheqjeve të ish-prokurorëve serbë.

Në të kundërtën, ajo i paralajmëroi anëtarët dhe kryesuesin e KGjK-së se do të përfshiheshin në “abuzim të përgjegjësive” të tyre.

“Sytë tanë sot janë te Këshilli Gjyqësor i Kosovës, sepse nëse KGjK vepron në kundërshtim me Ligjin atëherë këtu kemi të bëjmë me një precedent shumë të rrezikshëm”, ka thënë Haxhiu.

Derisa u.d. presidentja i “urdhëroi” të refuzojnë tërheqjen e dorëheqjeve, partnerët ndërkombëtarë – Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar – kërkuan të enjten që anëtarët e KGJK-së të mos i ekspozohen presionit gjatë vendimmarrjes së tyre.

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës nis të premten në orën 13:00.

Këshilli Gjyqësor, aktualisht funksionon me 11 anëtarë edhe pse me Ligj parashihet të ketë 13 anëtarë. Dy pozita mbeten ende të paplotësuara. Për vendimmarrje, Këshillit i nevojiten gjashtë vota për shumicë të thjeshtë.

Por, kush janë 11 anëtarët që do të vendosin për fatin e ish-gjyqtarëve serbë?

Rrustem Thaqi

Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ai është gjyqtar i Gjykatës Supreme. Thaqi është zgjedhur anëtar i KGjK-së më 23 janar 2026, në një proces zgjedhor të zhvilluar në Gjykata Supreme e Kosovës. Nga maji i këtij viti, ai është zgjedhur kryesues i mekanizmit.

Afërdita Bytyçi

Anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga janari i këtij viti. Bytyçi u zgjodh në detyrë nga radhët e Gjykatës së Apelit.

Agron Maxhuni

Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri. U zgjodh anëtar i KGJK-së në qershor të këtij viti.

Ahmet Imami

I zgjedhur më 2023 – është anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Imami është pjesë e stafit akademik në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik në Gjilan.

Artan Abazi

I zgjedhur anëtar i KGjK-së në dhjetor 2023. Zgjedhjen e tij e bëri Kuvendi i Kosovës. Ai është edhe gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjilan.

Bashkim Hyseni

Gjyqtar i Gjykatës Supreme, i zgjedhur anëtar i KGjK-së nga Kuvendi i Kosovës në prill të këtij viti.

Besnik Bislimaj

Gjyqtar i Gjykatës së Apelit, i zgjedhur në janar të vitit të kaluar me votat e gjyqtarëve të shkallëve të dyta.

Fahret Vellija

Anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në janar të vitit 2022.

Ivana Milenkoviq

Gjyqtare e Gjykatës së Apelit, e zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës si anëtare e KGjK-së nga radhët e komuniteteve. U zgjodh në prill të këtij viti.

Mirjeta Shala

Anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e zgjedhur nga radhët e gjykatave themelore në janar të vitit 2025.

Valentina Sopjani

Gjyqtare në Gjykatën Themelore Prishtinë, e zgjedhur në KGjK në qershor të këtij viti.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci