Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit.
Atje një burrë ka shtënë në drejtim të një tjetri pas një mosmarrëveshje që kishin dhe më pas ishte larguar.
Policia tha se viktima kishte marrë tretman mjekësor e pastaj ishte liruar për në shtëpi.
“Fsh. Brus, Lipjan 24.07.2026 – 19:28. Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri ndaj tij, pas një mosmarrëveshje që kishte viktima ndaj të dyshuarit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”.
