Të fundit

“Pusho e qetë engjëlli i nanës”, dedikimi prekës i nënës së Rea Rakës pas humbjes tragjike

Disa ditë pas humbjes tragjike të 24-vjeçares Rea Raka, nëna e saj, Mirlinda Preniqi – Raka ka ndarë një mesazh prekës, duke shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të vajzës së saj.

“Nuk paska dhimbje ma t’madhe për nji nane se kjo! Rea jem, asnjëherë nuk kom mendu që unë kam me t’përcjell për n’banesën e fundit, mirëpo jeta paska pas plane tjera. Nuk ka fjalë që t’përshkrun sa e mrekullueshme je. Dashnia për ty është e përjetshme, pusho e qetë engjëlli i nanës”, ka shkruar nëna e saj.

Në njoftimin mortor, familja ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet më 26 korrik 2026, në orën 12:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Rea Raka humbi jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në Komoran, ku, përveç saj, tre persona të tjerë kishin pësuar lëndime trupore

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci