Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Rahovec, ku disa rrugë janë mbuluar tërësisht nga uji.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë nivelin e përmbytjeve në qytet, me një nga rrugët e qytetit të shndërruar në lumë pas reshjeve të dendura të shiut.
Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale nga vërshimet.
