Të fundit

Aktakuzë për tentim-vrasje pas të shtënave ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria kërkon dënimin e të pandehurit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.M., i cili dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 11 qershor 2026, rreth orës 12:07, në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve.

“I pandehuri me inicialet S.M., më datë 11 qershor 2026, rreth orës 12:07, në fshatin Pagarushë, Komuna e Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve, i armatosur me një armë automatike të tipit AK-47, fillimisht ka bllokuar rrugën me traktorin e tij, e më pas ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të autobusit që drejtohej nga i dëmtuari V.S., ku pasagjer ishin edhe të dëmtuarit F.K. dhe H.K.”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria bën të ditur se nga të shtënat janë goditur disa pjesë të autobusit, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda tij.

“Nga të shtënat janë goditur disa pjesë të autobusit, duke rrezikuar jetën e të dëmtuarve. Megjithatë, fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime trupore”, theksohet në njoftim.

Sipas organit të akuzës, i pandehuri ka poseduar pa autorizim edhe armën automatike AK-47, bashkë me karikatorin dhe municionin, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

“Arma dhe municioni janë sekuestruar në vendin e ngjarjes”, thuhet më tej.

Prokuroria njofton se me këto veprime, S.M. akuzohet për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, sipas nenit 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas nenit 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci