Ish-deputeti Haki Abazi ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë para institucioneve të drejtësisë lidhur me veprimtarinë e Lule Gjelit në rrjetet sociale dhe linçimin e saj ndaj individëve dhe proceseve në vend.
Në emisionin “Debat Plus”, Abazi e ka përshëndetur nisjen e procesit të identifikimit nga organet e drejtësisë, ndërsa ka thënë se edhe përmes një postimi publik kishte ofruar të depozitonte dëshminë e tij.
“Është mirë që institucionet e drejtësisë e kanë fillu procesin e identifikimit. Edhe në postimin tim që e kam bërë, kam ofru të dëshmojë dhe të depozitoj dëshminë për profiling e Lule Gjelit dhe implikimet që veprimtaria e tij, jo vetëm përbrenda rrjeteve sociale të cilat janë të panumërta në atë që unë e kam qujtë milicinë e Lëvizjes Vetëvendosje, që targeton individë, procese të rëndësishme të vendit. Kjo në cilindo vend demokratik, ku ruhet e drejta e shprehjes dhe media me integritet, ndjeket si formë e propagandës, liçimit dhe deformimit të individëve dhe proceseve”, ka deklaruar Abazi.
Ai ka pretenduar se aktiviteti i përshkruar prej tij synon individë dhe procese të rëndësishme në vend, duke e cilësuar atë si një formë propagande dhe dëmtimi të reputacionit.
