Të fundit

Deliu-Kodra: Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së i cili është atakuar ndonjëherë nga profilet e “Lulegjelave”

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar rastin e profilit të rremë me emrin “Lule Gjeli”, që është bërë temë kryesore ditëve të fundit në vend.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Deliu-Kodra ka treguar edhe për paraqitjen e këtij profili në Prokurorinë Speciale të Kosovës, veprim që deputetja e zgjedhur e ka bërë paraditen e së hënës.

Ajo ka thënë se në shumë raste ka qenë pre e fushatave linçuese nga një profil i tillë, por edhe të tjerë që, sipas saj, janë krijuar vazhdimisht, e sidomos në kohë zgjedhjesh.

Deliu-Kodra ka thënë se në sulmet e këtyre profileve në rrjete sociale, asnjëherë nuk atakohen përfaqësues ose liderë të Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm të partive tjera.

“Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së i cili është atakuar ndonjëherë nga profilet e “Lulegjelave”, kemi me mijëra të tillë që kanë zënë vend në shoqërinë tonë. Rreziku i helmimit, kontaminimit shoqëror, për rrezikun e linçit publik…Unë sot kam deponuar dëshminë time lidhur me profilin e përfolur deri tash”, ka thënë Deliu-Kodra.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci