Të fundit

Arrestohet një 27-vjeçar në Shtime, ka shkaktuar lëndime trupore ndaj personi tjetër

Një person është arrestuar në Shtime, pasi dyshohet se ka shkaktuar lëndime trupore ndaj një personi tjetër gjatë një rrahjeje të ndodhur të hënën mbrëma.

Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është raportuar më 27 korrik 2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Imer Devetaku” në Shtime.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë shoqëruar në stacion policor personin e dyshuar, M.A. (27 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i lënduar fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Shtime, më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Ferizajt, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

“I dyshuari është intervistuar nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë”, njofton Policia.

Rasti është duke u hetuar nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci