Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar vendimin për të pezulluar përkohësisht sulmet ushtarake amerikane ndaj Iranit. Ai deklaroi se ky veprim synon t’i japë një mundësi diplomacisë, ndërsa paralajmëroi se operacionet ushtarake mund të rifillojnë nëse negociatat nuk sjellin rezultate konkrete.
Në një intervistë për Axios, Trump bëri të ditur se Uashingtoni është i angazhuar në bisedime intensive me Teheranin. Synimi i këtyre diskutimeve është arritja e një marrëveshjeje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimi i negociatave mbi programin bërthamor iranian.
Në këto bisedime janë përfshirë edhe të dërguarit e posaçëm të presidentit amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
“Jemi në bisedime shumë të thella me Iranin. I pyetur për afatin kohor të diplomacisë, ai u përgjigj se procesi duhet të ecë shpejt, përndryshe nuk do të ketë sukses.
Vendimi për pezullimin e operacioneve u mor të premten, pasi ndërmjetësuesit kërkuan që të mos ndërmerren sulme dhe t’i jepet një mundësi e fundit dialogut. Trump theksoi se beson që Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje, duke shtuar se pas këtij vendimi çmimet e naftës ranë, ndërsa tregjet financiare reaguan pozitivisht.
Të martën, Trump pritet të presë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Situata me Iranin do të jetë një nga temat kryesore të diskutimit mes tyre. Trump pohoi se, në mungesë të presidencës së tij, Irani do të kishte armë bërthamore dhe Izraeli do të ishte shkatërruar.
Burimi: balkanweb.com
