Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, para se të marrë pjesë në ceremoninë mortore të senatorit Lindsey Graham.
Zelensky shpreson që përmes takimit me Trumpin, si dhe më pas me anëtarë të Kongresit, të rikthejë mbështetjen e ShBA-së për Ukrainën, raporton BBC.
Para vdekjes së tij, Graham ishte në krye të përpjekjeve për miratimin e sanksioneve të reja ndaj Rusisë. Zelensky pritet të kërkojë që të ruhet dhe të forcohet mbështetja për këtë iniciativë.
