Të fundit

Ftesa e Haxhiut për përgatitjen e seancës konstituive, reagojnë PDK-ja dhe AAK-ja

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi pak më herët tha se të premten e kësaj jave ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do t’i takojë krerët e partive politike për përgatitjen e seancës konstituive.

Por, në këtë takim nga PDK dhe AAK s’do të shkojnë liderët e partive.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, konfirmoi se ajo do të marrë pjesë në këtë takim.

Po ashtu nga AAK kanë konfirmuar se partia do të përfaqësohet nga nënkryetari, Besnik Tahiri.

Takimi vjen një ditë pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së ku do të përcaktohet udhëheqësia e kësaj partie.

Gazeta provoi të kontaktojë edhe me këtë parti nëse marrin pjesë në këtë takim, por s’ishin të qasshëm.

“Të premten, më 31 korrik, mbahet mbledhja e përbashkët e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kryetarët e subjekteve politike. Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Kuvendi në njoftim.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci