Të fundit

E dashura e Lirim Kastratit do të bëhet nënë, por nuk dëshiron të martohet me të

Anxhela Shimac, e dashura kroate e futbollistit të Kosovës, Lirim Kastrati, ka thënë se nuk e ka momentalisht në plan martesën me sulmuesin nga Kamenica, ndonëse çifti janë në pritje të një fëmije.

Në një intervistë për mediumin kroat RTL Exkluziv, Shimac u rrëfye për shtatzaninë dhe mungesën e komunikimit me prindrit e Kastratit, të cilët jetojnë në Kosovë. Ajo foli edhe për jetën në Varshavë, atje ku sulmuesi shqiptar u transferua muajin e kaluar.

“Epo, duhet të jem e sinqertë, reagimi im i parë nuk ishte aq i gëzueshëm, u trondita sepse nga njëra anë nuk e kisha në plan të bëja një fëmijë kaq shpejt, por me kalimin e kohës tani e shoh si gjë pozitive”, tha Angjela Shimac.

“Ishte vërtet e vështirë për mua. Kisha shumë emocione të përziera që i kam ende sot. Shpresoj që të përfundojë kjo situatë sa më shpejt, por është ende e vështirë për mua. Më lehtë për Lirimin, por në rastin tim nuk është kështu”, ka thënë Shimac, transmeton Paparaci.

Në lidhje me martesën, ajo ka thënë se nuk është duke planifikuar ta bëjë tani për tani.

“Ai do të donte të martoheshim, por sinqerisht më duhet të them që nuk jam për martesë. Ne jetojmë së bashku qe një kohë të gjatë dhe mendoj se martesa nuk do të ndryshojë asgjë, por ndoshta një ditë… momentalisht nuk e planifikoj. Nuk është as dëshirë dhe as përparësi për mua. Kështu e shikoj jetën tonë – ne jemi si të martuar”, tha ajo.

Shimac ka treguar se komunikomn shumë rrallë me familjen e Kastratit, të cilët jetojnë në fshatin Hogosht të Kamenicës.

“Ai është disi më i lidhur me prindërit e mi sesa unë me prindrit e tij. Unë nuk e flas gjuhën shqipe dhe kësisoj është shumë më e vështirë për mua të komunikoj me ta”, tha Shimac për RTL të Kroacisë.

Ndoshta për shkak të pengesave gjuhësore, Angjela nuk e ka vizituar ende Kosovën për t’i njoftuar prindërit e Lirimit se do të bëhet gjyshër. /Paparaci

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci