Të fundit

Ndahet nga jeta një prej aktorëve të ‘Friends’

Aktori James Michael Tyler, i famshëm për rolin e tij Gunther tek “Friends” ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Tyler, që prej 2018-ës luftonte me një sëmundje të rëndë si kanceri i prostatës.

”Friends nuk do të ishte njësoj pa ty. Faleminderit për të qeshurat që i solle këtij seriali dhe të gjithëve në jetën tonë. Do të na mungosh.” – shkruan Jennifer Aniston përmes një postimi në Instagram dedikuar James, që në serialin e famshëm luante menaxherin e Central Park.

Në maj gjatë ribashkimit të Friends, aktori e kishte të pamundur të ishte fizikisht i pranishëm, por sidoqoftë u bë pjesë e kastit përmes një komunikimi në Zoom.

“Ishin 10 vitet më të bukura të jetës sime, sinqerisht. Nuk do të kisha imagjinuar ndonjëherë eksperiencë më të bukru se kjo. Eshtë kënaqësi e madhe të punosh me një grup të tillë.”- u shpreh ai.

Njerëz të njohur e të panjohur e kanë nderuar aktorin përmes rrjeteve sociale, duke e kujtuar si “shokun e shtatë” të serialit për shkak se ishte gjithmonë i pranishëm në çdo seri.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci