Të fundit

Nipi i Besnik Bislimit detyrohet të heqë dorë nga funksioni në Ministrinë e Arsimit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka konstatuar se Gëzim Tosuni, nipi i Besnik Bislimit është në konflikt interesi për ushtrimin e dy funksioneve publike në të njëjtën kohë.

Kësisoj i ka rekomanduar atij që të japë dorëheqje nga njëri funksion.

Trajtimin e lëndës e ka konfirmuar edhe Agjencia Kundër Korrupsionit në një përgjigje për Paparacin.

“Ju njoftojmë se lidhur me rastin e adresuar nga ana juaj, Agjencia kundër Korrupsionit ka dërguar përgjigjen tek pala e cili ka qenë subjekt i trajtimit të konfliktit të interesit dhe te Institucioni përgjegjës. Me datë 25 janar 2022, pala e cili ka qenë subjekt i trajtimit të konfliktit të interesit ka konfirmuar pranimin e përgjigjes nga Agjencia kundër Korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Për t’iu shmangur konfliktit të interesit, Tosuni ka dhënë dorëheqje nga Këshilli për Njohjen e Diplomave, një organ brenda Ministrisë së Arsimit në të cilin e kishte ushtruar rolin e anëtarit.

Dorëheqjen e tij e kanë konfirmuar nga Ministria e Arsimit në një përgjigje me shkrim për Paparacin.

“Mund t`ju konfirmojmë se Ministrja Arbërie Nagavci e ka pranuar dorëheqjen e Gëzim Tosunit nga pozita e këshillit shtetërorë për njohje”, kanë thënë nga Ministria e Arsimit për Paparacin.

Krahas detyrës që ushtronte në Ministrinë e Arsimit dhe në të cilën tashmë ka dhënë dorëheqje që nga 26 janari, Gëzim Tosuni ishte propozuar për anëtarë të KShC-së nga ana e Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe daja i tij.

Qeveria e Kosovës kishte miratuar me shumicë votash propozimin për emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në mesin e të cilëve ndodhej edhe Tosuni.

Në mbledhjen e 12-të të mbajtur vitin e kaluar, ekzekutivi procedoi në Kuvend propozimin për emërimin e Gëzim Tosunit dhe tre anëtarëve të tjerë vendorë në organin vendimmarrës të Agjencisë së Akreditimit (AKA). Paraprakisht, Tosuni dhe të tjerët i ishin rekomanduar qeverisë nga një komision i posaçëm qeveritar.

Për një votë pro propozimit të Tosunit – ish-Dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik të Gjilanit – dorën e ngriti edhe daja i tij, Besnik Bislimi, njeriu i dytë i qeverisë.

Ndonëse emërimin në pozita shtetërore nuk e ka problem, nipi i Besnik Bislimit në janar të këtij viti humbi betejën me Universitetin e Gjilanit dhe avancimit të tij në detyrë.

Rreth dy vite më parë Gëzim Tosuni kishte paditur Universitetin e Gjilanit me kërkesë për kompensim në vlerë prej mbi 2 mijë eurove, për mos-avancimin akademik, pavarësisht prej rekomandimit të komisionit vlerësues për gradimin e tij.

Tosuni kishte paditur Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, duke kërkuar nga ky institucion që t’ia lidhë kontratën e punës në pozitën Profesor i Asociuar nga data 01.10.2019 e deri me datë 31.09.2023, sipas konkursit dhe rekomandimit të komisionit.

Mirëpo, në një vendim të nxjerrë më 15 janar të këtij viti, gjykata e ka hedhur poshtë padinë.

Nipi i Besnik Bislimit dështon të avancohet në Universitetin e Gjilanit

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci