Presidenti i FFK-s, Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë.
Paraqitjet e mira të gjyqtarëve tanë në arenën ndërkombëtare kanë bërë që FIFA të konfirmojë stemat për: 3 gjyqtarë kryesor, 7 asistentë si dhe 3 gjyqtarë të futsallit.
Po ashtu vlenë të theksohet se që nga ky vit në bazë të kategorizimeve që bënë UEFA, gjyqtarët kryesorë dhe ata të futsallit janë avansuar në kategorinë e dytë.
Gjyqtarë kryesor
Genc Nuza
Visar Kastrati
Besfort Kasumi
Asistentë
Lumturije Muhadri
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Fatmir Sekiraqa
Edmond Zeqiri
Besnik Morina
Granit Hyseni
Gjyqtarë të futsallit
Besar Beqiri
Besart Ismajli
Florentina Kallaba
