Skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore të cilat do të mbahen në Pekin të Kinës.
Tahiri do të garojë në tre disiplina: Sllallom, sllallom i madh dhe kombinim albin, ndërsa Kiana do të garojë vetëm në sllallom të madh.
Paraqitja e parë e Kosovës do të bëhet nga Tahiri më 6 shkurt, kurse Kiana do të garojë një ditë më pas më 7 shkurt.
Lojërat Olimpike Dimërore do të fillojnë nga 4 shkurti dhe do të zgjasin deri më 20 shkurt.
Orari i plotë i garuesve kosovarë.

