Juventus, Barcelona dhe Real Madrid, tre klubet që filluan projektin Superlegue, po ndërmarrin veprime ligjore kundër UEFA-s dhe FIFA-s.
Të dy Federatat akuzohen për thyerjen e rregullave të konkurrencës të Bashkimit Evropian.
Qëllimi është të zhbllokojë një monopol i cili bllokon krijimin e garave rivale, raporton Financial Times.
Financial Times ka pasur mundësinë të shoh dokumentet e gjykatës. Në tekste thuhet se A22, një kompani me qendër në Spanjë që përfaqëson klubet e Superligës së Evropës, do t’i kërkojë Gjykatës së Drejtësisë së BE për të gjykuar nëse UEFA mund të vazhdojë të veprojë si një rregullator i aftë për të sanksionuar klubet, por edhe si pjesëmarrës, duke përfituar nga organizimi i turneve si Liga e Kampionëve.
Sipas dokumenteve të cituara nga Financial Times, Superliga akuzon UEFA-n dhe FIFA-n për keqpërdorim të pozitës së tyre dominuese: “Ndryshe nga tregjet e tjera të konkurrencës, UEFA dhe FIFA ruajnë dhe mbrojnë me zell një pozicion monopolist në futbollin evropian që bie ndesh me ligjin e konkurrencës, pavarësisht përpjekjeve. të operatorëve të tjerë për të hyrë në treg”, raporton Calcioefinanza.it.
Objektivi i klubeve të Superligës është qe gjykata të përcaktojë nëse UEFA dhe FIFA po veprojn në përputhje me rregullat e garës dhe nëse ata mund “të përjashtojë në mënyrë legjitime konkurrencën në një treg që përfaqëson 1% të PBB-së së BE-së”.
Një zëdhënës i UEFA-s, nga ana tjetër, thotë se roli i dyfishtë i organeve drejtuese të sportit është miratuar dhe njohur nga institucionet evropiane dhe ky kombinim i roleve ndihmon për të “siguruar një zhvillim pozitiv të drejtë, të qëndrueshëm të sportit evropian.
Ky model i ndjekur aktualisht nga disa klube elitare futbolli dhe sponsorët e tyre janë egoistë dhe të dëshpëruar. Ata janë një rrezik për futbollin evropian dhe për të gjithë ekosistemin sportiv evropian.”
