Donjeta Sahatçiu është emri që Partia Demokratike e Kosovës ka caktuar për pozitën e nënkryetares së Komunës së Prishtinës.
E në fjalën e saj të parë si nënkryetare, Sahatçiu tha se qëllimi i saj i vetëm është vizioni për një Prishtinë të jetueshme.Meqenëse Sahatçiu është gruaja e parë që emërohet në këtë pozitë, përveç që është nderë për të ajo tha se njëkohesisht është edhe e dhimbshme, por që po e konsideron si transformim të gjeneratave.
“Nisur nga nevoja e madhe që Peirshitna e ka për punë të mirë, transparente e të qëndrueshme unë jam me plotë besim që do të kemi një bashkëpunim të mirë me ju.E vlerësoj guximin e Partisë Demokratike të Kosovës që me aktivistët e saj në Prishtinë, që vetëm me një qëllim për të quar në fund vizionin për një Prishtinë të jetueshme e të gjithë.Unë nuk vijë me bagazh politik dhe ata që më njohin unë vi me përgatitje për të kontribuar për shoqëri”.
“Vendosja e një gruaje në këtë pozitë nuk është simbolikë, është një hapje për transformim të së ardhmes dhe mendësisë. Kemi qëllime të përbashkëta me Ismailin dhe do kemi mbështetjen e tij të plotë pavarësisht ngjyrave politike”, tha Sahatçiu.
Gjatë kësaj konference, janë prezantuar edhe katër drejtorët nga radhët e PDK-së. Drejtore për Arsim është emëruar Besianë Musmurati, Drejtor për Sport do të jetë Granit Rugova, Drejtor i Shërbimeve Publike do të jetë Ilirik Musliu, ndërsa Drejtor i Bujqësisë është emëruar Plator Gërdovci. Gjatë ditëve në pritet të emëroj edhe udhëheqësin/en e Drejtorisë së Kulturës.
